Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë sot përgatitjet për ndeshjet e qershorit.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e “Dardanëve”, të cilët në muajin që vjen do t’i zhvillojnë plot katër ndeshje.

Ekipi i drejtuar nga Alain Giresse do të ushtrojë sot në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 10:30.

Kosova do të luajë me 2 qershor me Qipron në udhëtim, kurse më 5 të muajit që vjen e pret Greqinë në Prishtinë.

Më pas, Vedat Muriqi me shokë më 9 qershor e presin edhe Irlandën e Veriut, kurse më 12 të muajit të ardhshëm do ta vizitojnë Greqinë.Kosova synon të jetë e suksesshme në këtë kampanjë kualifikuese pasi përmes Ligës së Kombeve mund ta sigurojë kualifikimin në Euro 2024.