Interi ka arritur marrëveshje me Empolin për transferimin e futbollistit shqiptar, Kristjan Asllanit.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se palët kanë rënë dakord për transferimin e reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

Kristjan Asllani do të transferohet te ish-kampionët e Italisë për 14 milionë euro.

“Interi ka arritur një marrëveshje me Empolin për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani – marrëveshje në fuqi për vlerën totale prej 14 milionë euro. Detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti”, njofton Romano në Twitter.