Lojtari i Ajaxit, Antony Matheus dos Santos, ka përfunduar në qendër të një skandali të vërtetë.

Lojtari e tradhtoi gruan e tij Rosilenny Batista me modelen dhe influencuesen Gabi Cavallin.

Kjo e fundit ka treguar gjithçka për shtypin, duke zbuluar edhe një lajm që përkeqëson situatën: ajo pret një fëmijë nga Antoni.

“Jam në javën e njëmbëdhjetë të shtatzënisë. Ajo e dinte që ai ishte me mua por nuk donte ta linte, nuk donte ta pranonte fundin e marrëdhënies së tyre” – u shpreh Cavallin.

Lajmi po bën xhiron e rrjeteve sociale.