E ardhmja e yllit Cristiano Ronaldo mbetet ndër temat kryesore në botën e thashethemeve të futbollit.Portugezi është ende i përkushtuar ndaj Manchester United, por dështimi i klubit për t’u kualifikuar në Champions League, së bashku me problemet në tregun e transferimeve, e bëjnë Ronaldon të mendojë.

Të paktën për këtë po flasin mediat.Të shtunën në mbrëmje, The Athletic dha lajmin se pronari i ri i Chelsea, Todd Boly u takua me agjentin Jorge Mendes në Portugali javën e kaluar.

Vihet re se ndër temat e diskutuara ishte situata e Cristiano Ronaldos dhe ideja e transferimit të tij të mundshëm te Chelsea.