Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich kanë bërë një veprim jo shumë të zakonshëm në afatin kalimtar të verës, transmeton VAR Kosova.

Gjigantët e Gjermanisë kanë paguar sulmuesin Jann-Fiete Arp, tre milionë euro në mënyrë që të shkëputin kontratën me të, duke i mundësuar 22 vjeçarit që të nënshkruajë me klubin Holstein Kiel si transfer i lirë.

Arp, i cili nga sot është tre milionë euro më i pasur, ishte transferuar nga Hamburgu tek Bayerni për katër milionë euro në vitin 2019.