Ylli i Boksit, Tyson Fury, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me skuadrën nga liga e tretë angleze në futboll, Morecambe, për të qenë sponsor i tyre. Kampioni i peshave të rënda në WBC do të përkujdeset për fanellat në të cilat do të jetë i shtypur brendi i tij ‘Gipsy King’.
Morecambe mezi mbijetoj në sezonin e kaluar në ligën e tretë angleze, dhe tani ata shpresojnë se Fury do t’u sjellë fat për sezonin e ardhshëm.
33-vjeçari me shumë gjasë do të pensionohet nga boksi pas fitores së fundit që arriti ndaj Dillian Whyte, dhe tani po hyn në botën e futbollin, duke u bashkuar me skuadrën nga vendi i tij.
Çfarë tha Fury për marrëveshjen me Morecamben?
“Përshëndetje, Fury këtu. Një njoftim i madh, Gypsy King do të jetë sponsor në klubin lokal timin, Morecambe FC”, këtë e dha me një video të postuar në faqen zyrtare të klubit në Twitter.
“Le ta bëjmë një sezon fantastik. Hajde djema! Dhe vajza! Zgjohuni!”, kështu e përfundoi Fury videon prezantuese.





























