Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi, mund ta vazhdojë karrierën në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bardhi 27-vjeçar ra me Levanten nga La Liga në sezonin e fundit. Me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin 2024.

Por, “Esto es MLS” në “Twitter”, ka shkruar se për Bardhin ka ardhur një ofertë nga skuadra Austin FC, që aktualisht është lider në Konferencën e Perëndimit në ligën MLS me 40 pikë në 20 ndeshje.

Për Bardhin interesim më herët kanë shprehur edhe Nice, Bretfordi, Torino, Valencia e Celta Vigo.

Bardhi ka realizuar tri gola dhe pati tri asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat edicionin e shkuar.