Mallorca, ku Vedat Muriqi ishte i huazuar edicionin e kaluar, është rikthyer sërish në “aksion”.
Raportohet se klubi spanjoll po përgatitet ta bëjë një ofertë të re prej shtatë milionë eurosh për sulmuesin e Kosovës.
Muriqi është rikthyer te Lazio këtë verë, por sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të mbetet te klubi romak.
Sipas shtypit spanjoll, Mallorca do t’i ofrojë shtatë milionë euro Lazios për transferimin e Muriqit.
Muriqi ishte së fundmi afër transferimit te Club Brugge, por që transferimi nuk u finalizua.
Ndryshe, në edicionin e kaluar me Mallorcan, Muriqi luajti 1529 minuta dhe shënoi pesë gola, derisa dhuroi tre asistime.





























