Vedat Muriqi është një futbollist i ri i klubit spanjoll Real Mallorca.

Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar, Muriqi tanimë është një transferim i përhershëm i skuadrës spanjolle.

“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane.

Reprezentuesi kosovar e tregoi veten në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga, teksa ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi pesë gola e dhuroi tre asistime.