Lionel Messi regjistroi paraqitje fantastike në fitoren 3:0 në miqësoren ndaj Hondurasit.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte autor i dy golave në këtë ndeshje.
Futbollistët e Kombëtares së Argjentinës duket se e dinë se nëse mund ta mbajnë Messin në formë, ata do të jenë ndër favoritët për të triumfuar në Botërorin e këtij viti.
Dhe, një incident që ndodhi në ndeshjen ndaj Hondurasit e dëshmon më së miri këtë.
Gjatë ndeshjes, 35-vjeçari mori një goditje nga Deiby Flores. Derisa kapiteni ishte i shtrirë në tokë, bashkëlojtarët e tij u tërbuan.
Disa prej tyre, të udhëhequr nga Rodrigo De Paul, u përballën me Flores për ndërhyrjen e tij të ashpër. Kjo tregon më së miri se sa shumë kjo skuadër e Argjentinës e do dhe dëshiron ta mbrojë Messin.




























