Sporti i hendbollit në Maqedoninë e Veriut ka marrë një lajm të hidhur.

Sot është njoftuar se ka ndërruar jetë trajneri, Andon Boshkovski.

Vdekja e tij ka prekur edhe hendbollin në vendin tonë, pasi Boshkovski ishte trajner te KH Vushtrria.

Klubi vushtrrias ka njoftuar se 47-vjeçari vdiq më 23 shtator, të premten.

Andon Boshkovski kishte filluar punën te Vushtrria më 17 shkurt. Ai udhëhoqi skuadrën drejt titullit të kampionit në Ligën e Parë, si dhe promovimin në Superligë.

Njoftimi i plotë nga KH Vushtrria (pa ndërhyrje):

“Njoftim mortor!

Ju njoftojmë se dje me datë 23 shtator, ka ndërruar jetë trajnieri ynë Andon Boshkovski.

Trajnjeri filloj punën me 17 shkurt, dhe prej asaj periudhe ne u shpallëm kampion të ligës së parë si dhe bashkë krijuam një ekip kompetitiv për vendet e para në Superligë.

Trajnieri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit, stafit si dhe lojtarëve të klubit tonë!”.