Ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1 ndeshja midis Japonisë dhe Kosta Rikës e vlefshme për grupin E.
Ndeshja nisi e shpejtë me Japoninë, që u hodh e gjitha në sulm, por pa mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht goditjeve të Doan, Kamada e Ueda, të cilët ishin të pafat ditën e sotme, me shumicën e goditjeve të pritura nga Keylor Navas e shumicën jashtë kuadratit.
Pjesa e dytë ishte fotokopje e së parës, me Japoninë, që u “parkua” në portën e latinëve. Do të duhej të vinte minuta e 81’, ku pas një kundërsulmi “vetëtimë”, Fuller Spence e gjen veten brenda zonës japoneze dhe nga ajo distancë nuk di të gabojë, duke tundur rrjetën e “samurajve blu”.



























