Lojtari në formë i Arsenalit, Bukayo Saka pritet të startojë para Phil Fodenit tek Anglia në ndeshjen hapëse ndaj Iranit. Ndeshja është të hënën, ndërsa media të ndryshme angleze shkruajnë se Saka ka fituar besimin e selektorit Gareth Southgate.

Saka ka shfaqur formë të lartë për Arsenalin. Ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. Tani po e merr shpërblimin për formën e lartë.

Formacioni i Anglisë pritet të jetë: Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Bellingham, Mount, Saka, Sterling, Kane