Spanja ka mposhtur Kosta Rikën me rezultatin e thellë 7-0 në sfidën hapëse të tyre në Kampionat Botëror, transmeton VAR Kosova.
Sa i përket ndeshjes pjesa e parë u m byll me shifrat 3-0 me golat Olmo21′, Asensio 21′, Torres 31′.
Edhe e dyta nisi njësoj si e para me një Spanjë që dominoi lojën.
Torres 54′, Gavi 74′ , Soler 90′, Morata 90+2 realizuan duke vulosur kështu sfidën dhe trembur Gjermaninë me të cilën do të përballet të dielën.
Spanja asnjëherë më parë nuk kishte shënuar shtatë gola brenda një ndeshje në histori të Kampionatëve Botërore.