Japonia ka shënuar dje (e mërkure) fitore senzacionale ndaj ish-kampionit të botës, Gjermanisë në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e grupit E që u zhvillua në “Khalifa International Stadium” i takoi kombëtares japoneze me rezultat 1:2.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani.

Por, te deklarata e “Tokit” vëmendja mori edhe shprehja e tij raciste ndaj futbollistit të Gjermanisë, Antonio Rudiger.

Tovërlani mes tjerash e ka quajtur Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri” , raporton FrontOnline.

“Kjo është katastrofë. Dhe me të tregu drejt, aq shumë më ka irrituar sot ai Rudigeri, ai futbollisti me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh 1:0”, tha Tovërlani mes tjerash në RTV Dukagjini.