Arijon Ibrahimovic ditë më parë nënshkroi kontratë profesionale me Bayern Munich, transmeton VAR Kosova.

Talenti 17 vjeçar nga Kosova, do të jetë pjesë e skuadrës së parë dhe kontrata do të hyjë në fuqi kur të arrin moshën 18 vjeçare.

Bayern ka vendosur që mesfushori të nis stërvitjet e rregullta me ekipin e parë nga 3 janari i vitit 2023 nën urdhërat e trajnerit Julian Nagelsmann.

Kujtojmë që Ibrahimovic ka prezantuar Gjermaninë për ekipet e moshave ndërkohë ende nuk ka vendosur se cilen kombëtare do ta përfaqësojë në nivelin senior.