Xhudistja Laura Fazliu (-63kg) ka arritur në gjysmëfinale të World Judo Masters, Jeruzalem 2022.

Laura në xhiron e parë pas një ndeshje në vazhdime mposhti me Wazaari francezen, Manon Deketer. Fazliu në xhiron e dytë mposhti me Ippon sllovenen, Andreja Leski.

Në çerekfinale nënkampionia evropiane për senior mposhti me Wazaari dhe Ippon polaken, Angelika Szymanska. Garuesja e Kosova në gjysmëfinale do të ndeshet me garuesen nga Izraeli, Gili Sharir.