KFF Vllaznia Shkodër u mposht mbrëmjen e kaluar kundër Real Madridit F, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan VAR Kosova.

Ndonëse vashat shqiptare u mposhtën me rezultatin 5-1 në stadiumin Alfredo Di Stéfano, goli më i bukur i mbrëmjes u shënua nga rekordmenja e futbollit shqiptar të femrave, Megi Doçi, e cila shënoi që në minutën e pestë ndaj spanjolleve me një goditje dënimi.

Ky gol është komentuar jashtëzakonisht shumë dhe me shumë gjasë do të përzgjidhet në mesin e golave më të bukur të javës në Ligën e Kampionëve.