Arsenali ka shënuar fitore me përmbysje mbrëmjen e kaluar ndaj West Hamit me rezultatin 3:1. Arsenali ishte duke pësuar disfatë 1:0 me golin e shënuar nga Mohamed Said Benrahma. Ai realizoi penallti. Por, u kthye në pjesën e dytë duke shënuar tre gola.

Një moment interesant i cili është bërë viral në rrjete sociale është kur Granit Xhaka goditi me top mesfushorin brazilain, Lucas Paqueta i cili po e pengonte të fillonte lojën.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Bukayo Saka shënoi i pari në minutën e 53-të, ndërsa me asistim të Granit Xhakës në minutën e 58-të realizoi Gabriel Martinelli. Për 3:1 u përkujdes Eddie Nketiah. Me këtë fitore Arsenali është forcuar në vendin e parë me 40 pikë nga 15 ndeshje të zhvilluara.

Mund të ju interesoj