FIFA ka bërë publike sot kandidaturat e përzgjedhur për votimin e zakonshëm për çmimin “The Best” që i jepet lojtarit më të mirë për vitin 2022.

Ceremonia që duhej të zhvillohej në fundin e këtij viti, është shtyrë për shkak të Botërorit, në mënyrë që të merrej në konsideratë edhe paraqitja në atë turne.

Bie në sy në fakt se edhe lista e kandidatëve, në një pjesë më të madhe sheh si protagonistë emra të cilët kanë bërë mirë në Botëror, pa harruar këtu ”të zakonshmit”.

Në majë të listës është padyshim Lionel Messi, i cili është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar, edhe pse do të ketë rivalë emra si Benzema, Mbappe apo Haaland. Votimi i tifozëve për të zgjedhur fituesin do të qëndrojë i hapur deri më datë 3 shkurt, kur do të shpallen edhe emrat e tre finalistëve.

LISTA E KANDIDATURAVE

Julian Alvarez (Argjentina / River Plate/ Manchester City)

Xhud Bellingham (Angli / Borussia Dortmund)

Karim Benzema (Francë / Real Madrid)

Kevin De Bruyne (Belgjikë / Manchester City)

Erling Haaland (Norvegji / Borusia Dortmund / Manchester City)

Ashraf Hakimi (Marok / PSG)

Robert Lewandowski (Poloni / Bayern Munich / Barcelona)

Sadio Mane (Senegal / Liverpool / Bayern Munich)

Kilian Mbappe (Francë / PSG)

Lionel Messi (Argjentinë / PSG)

Luka Modric (Kroaci / Real Madrid)

Neymar (Brazil / PSG)

Mohamed Salah (Egjipt / Liverpool)

Vinícius Junior (Brazil / Real Madrid)