Barcelona – Manchester United, dy “peshat” e rënda të futbollit europian ritakohen pas katër vitesh, ketë herë në Europa League.
Kryesfida e mbrëmjes luhet në “Camp Nou”, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë në historinë e këtij kompeticioni mes tyre.
Skuadrat janë vendosur përballë njëra-tjetrës 14 herë, 10 herë në Champions League, 3 herë në ish-kompeticionin Kupa e Kupave dhe një takim miqësor.
Historia është në favorin e katalanasve, të cilët numërojnë 7 fitore, ndërsa “Djajtë e Kuq” krenohen me 3 suksese dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Në total janë shënuar 40 gola, 25 që mbajnë “firmën” e Barcelonës dhe 15 të Manchester United.
Supersfida do të nisë në orën 18:45.