Manchester United është tash e sa kohë në kërkim të një qendërsulmuesi.

Djajtë e Kuq ia kanë vënë syrin yllit të Napolit, Victor Osimhen, që po shkëlqen këtë stinor për liderët e Serie A-së.

Përfaqësuesi i Nigerisë po ashtu po përcillet edhe nga Chelsea dhe Atletico Madridi, sipas gazetave italiane. United janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit i cili këtë sezon ka arritur t’i realizojë 20 gola dhe katër asistime në vetëm 24 ndeshje.