Kalimi i Hakim Ziyech në Paris Saint-Germain ka dështuar për shkak se Chelsea tri herë dërgoi dokumentacionin e gabuar, transmeton VAR Kosova.

29 vjeçari shihej nga gjiganti francez si zëvendësues ideal i Pablo Sarabias, i cili përfundoi në Wolerhampton.

Mirëpo, mesfushori ofanziv duket se nuk do të bëjë pjesë në ekipin e yjeve të Christophe Galtier.

Lojtari e kishte arritur marrëveshjen me PSG-në dhe dje i kaloi edhe vizitat mjekësore në spitalin amerikan të Neuillyt.

Mirëpo, edhe pse në teori ishte mbyllur gjithçka, dështoi praktika pas tri herë u dërguan dokumentet e gabuara dhe kjo ka bërë që ky transferim të dështojë, të paktën për momentin.