Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq nuk është paraqitur për Burnleyn në pjesën e dytë kundër Watfordit të martën mbrëma.
Ai u zëvendësua nga trajneri Vincent Kompany në fund të pjesës së parë. Muriq pati një dalje të gabuar në minutën e 32-të, kur edhe Watfordi kaloi në epërsi nëpërmjet Joao Pedros. Burnley shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të kohës shtesë të ndeshjes që i takoi javës së 32-të të Championshipit anglez.
Vicent Kompany tregoi se zëvendësimi i Muricit nuk erdhi për shkak të gabimit por pasi ai nuk ndihej mirë.