Klubi anglez i Premierligës, Chelsea, do të organziojë iftarin e parë të agjërimit në stadiumin e tyre në Stamford Bridge më 26 mars, disa ditë pas fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
“Të dielën më 26 mars, Fondacioni Chelsea do të presë një Iftar të Hapur në anën e fushës në Stamford Bridge, në atë që do të jetë e para për klubin dhe një stadium të Premier League”, tha klubi londinez të hënën në një deklaratë.
Ramazani do të fillojë më 23 mars dhe do të vazhdojë deri më 21 prill, ditën e parë të festës së Fitër Bajramit.
“Një numër i xhamive lokale dhe anëtarëve të komunitetit mysliman të Chelsea-t, si mbështetësit dhe nxënësit e shkollave do të ftohen të marrin pjesë, së bashku me stafin e Chelsea FC”, tha klubi.
Kreu i Fondacionit Chelsea, Simon Taylor tha se ata janë “të kënaqur” që organizojnë një iftar të hapur dhe mezi presin t’i mirëpresin të gjithë.


























