Milot Rashica me shumë gjasë do të vazhdojë qëndrimin në Turqi, transmeton VAR Kosova.
Sipas lajmit në Fantatik, klubi turk dëshiron ta blejë kartonin e anësorit kosovar nga Norwichi për 5 milionë euro.
26 vjeçari poashtu ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në Galatasary në qoftë se klubet arrijnë marrëveshje mes tyre.
“Ne kemi një lidhje të veçantë me fansat e Galatas. Ne duam të jemi kampion këtë vit dhe jemi duke bërë më të mirën si ekip” – u shpreh ai.
Rashica ka 3 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshjet e fundit me Galatasary.