Për shkak se nuk ka marrë oferta bindëse, mesfushori Isco ka vendosur që të pauzojë deri në fund të këtij edicioni, ka shkruar “Marca” të hënën. Isco është pa klub prej vitit të shkuar kur shkëputi kontratën me Sevillan dhe deri më tani ka qenë në pritje të ofertave konkrete të klubeve të tjera, të cilat nuk e kanë bindur.

Ai ishte pranë kalimit tek Union Berlini, por transferimi i tij dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

E gjithë kjo situatë ka bërë që Isco të mbetet pa klub deri në verë, ku gjatë kësaj periudhe do të stërvitet me trajner personal për të qenë në formë për sezonin e ardhshëm.