Chelsea, Benfica, Bayern Munich dhe Milani kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton VAR Kosova.
Në radhë është faza çerekfinale për të cilen do të hidhet short i ri të premtën e 17 marsit, me fillim nga ora 12:00.
Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen të martën më 11 prill dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit të planifikuara për të martën më 18 prill dhe të mërkurën më 19 prill.





























