Karim Benzema vazhdon të mos ketë rehati në këtë edicion me skuadrën e Real Madridit.

Francezi ka pësuar edhe lëndimin e tetë.

Ai të enjten, 48 orë para duelit me Espanyolin, ka stërvitur në palestër, për shkak se ka probleme me nyjën e këmbës.

Fituesi i “Topit të Artë”, Benzema, pritet të mungojë të shtunën, por është në dyshim për të luajtur edhe në ndeshjen kthyese kundër Liverpoolit.

Lëndimet për të në këtë edicion nisën më 6 shtator, kundër Celticut.