Tri ditë para ndeshjes Liverpoool – Manchester United, Xherdan Shaqiri dha një këshill për Jurgen Kloppin, transmeton VAR Kosova.

Në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Liverpooli për të kthyer në rrugë të mbarë sezonin, Shaqiri rekomandoi që ndryshimi i sistemit të lojës do të sjellte rezultatet pozitive.

“Ky është një proces normal (forma e dobët) në futboll që mund të ndodhë,” u tha ai gazetarëve kur foli përpara ndeshjes hapëse të klubit aktual Chicago Fire në MLS kundër New York City. “Veçanërisht këtë sezon, ju mund të shihni se Liverpool ndoshta nuk është në formën e tyre më të mirë. Unë jam pak larg tani nga ajo që po ndodh atje, kështu që është pak e vështirë. Unë shoh se ndoshta ata po luajnë të njëjtin futboll për shumë vite, dhe skuadrat e tjera po përmirësohen gjithashtu.

“Kështu që ata analizojnë ekipin dhe ndoshta kanë nevojë, ndoshta, të ndryshojnë formacionin e tyre ndonjëherë, sepse mendoj se Liverpooli luan për një kohë të gjatë me të njëjtin formacion.

“Po, ndoshta ata (skuadrat kundërshtare) tani dinë se si të luajnë kundër Liverpool-it, dhe kjo ishte e njëjta gjë me Barcelonën me tiki-taka. Çdo futboll në një kohë, ju e dini, ata (mësuan) si të luanin kundër tij” – përfundoi Shaqiri.

Dhe pikërisht kjo gjë ndodhi me Jurgen Klopp i cili ndryshoi skenën kundër Manchester United, nga 4-3-3 në një strukturë hibride 4-2-2-2, që çoi në fitoren më të thellë të Liverpoolit kundër Manchester United në histori me shifrat 7-0.