Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, këtë të martë, është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Takimi mes tyre ka ndodhur në Paris të Francës, ku Zhegrova e priti Abdixhikun.
Në këtë takim, Abdixhiku ka pranuar një dhuratë të çmueshme nga ai – e që shihet të jetë një fanellë me nënshkrimin e tij.
Por, edhe kreu i LDK-së nuk e la sulmuesin kosovar duarthatë, pasi i dhuroi helmetën ilire.
“Faleminderit për këtë dhuratë të çmuar”, ka shkruar Zhegrova në Instagram. /Klankosova.tv.




























