Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Ardon Jashari ka shumë gjasa që gjatë verës do të largohet nga Luzerni. Gjasat më të mëdha për ta transferuar mesfushorin e talentuar i ka skuadra portugeze, Porto. Kështu ka raportuar të mërkurën “luzernzeitung.ch”.
Krahas Portos, interesim ka shprehur më herët edhe Leipzigu. Jashari 20-vjeçar është kapiten i klubit zviceran. Ai u paraqit për Zvicrën edhe në Botërorin e zhvilluar në fund të vitit të kaluar në Katar.





























