Kosova ka arritur të fitojë një pikë në udhëtim ndaj Izrealit pas barazimit 1-1 në Tel Aviv, transmeton VAR Kosova.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Eli Dasas, i cili realizoi autogol në minutën e 36’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Izraeli e ka barazuar rezultatin me anë të Dor Peretz, në minutën e 56’. Kështu me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.