Shtëpia evropiane e futbollit UEFA në faqen e saj zyrtare ka publikuar një anketë për çdo ndeshje, kualifikuese për “Euro2024” ku mund të parashikohet fituesin.

Në sondazhin për ndeshjen Izrael – Kosovë, 49% e votuesve deri më kane votuar  per fitoren “Dardanëve”, kurse 44% mendojnë se triumfojnë izraelitët. 7% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.

Kombëtarja e Kosovës të shtunën do ta nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Izraelit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Bloomfield” dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.