Mbrojtësi i St. Paulit, Leart Paqarada ka folur për mediumin e ekipit gjerman në lidhje me Kombëtaren e Kosovës.

Alain Giresse pritet që shumë shpejtë ta publikojë listën për dy ndeshjet e para gjatë muajit mars për para-kualifikimet e EURO2024.Duket se Leart Paqarada do të jetë një prej lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës.

“Në muajt e fundit ne kemi qenë gjithmonë në kontakt, në fakt gjithmonë kemi shkëmbyer pozitivitet. Shpresoj dhe mendoj se do të jem përsëri atje shkruan LIG Sport

Mezi pres, ka qenë gjithmonë ndjenjë e bukur. Pushimi ishte i mirë, por tani jam i emocionuar që do të luaj për vendin tim në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Kjo është emocionuese dhe mua më ka munguar shumë gjatë një viti e gjysmë”, ka thënë Paqarada për mediumin e klubit

Kujtojmë që Paqarada pati një problem me trajnerin e kaluar, Bernard Challandes – dhe kishte deklaruar se deri të largohet zvicrani nuk do të jetë më pjesë e ‘Dardanëve’.