Napoli e ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores bindëse ndaj Eintracht Frankfurt.

Me tre gola të shënuar dhe asnjë të pranuar, Partenopei kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi gjerman.

Golashënuesi i dyfishtë, Victor Osimhen, ishte lojtari i ndeshjes në këtë takim, i ndjekur nga realizuesi tjetër, Piotr Zielinski.

Amir Rrahmani, i cili bëhet futbollisti i parë nga Kosova që kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve u vlerësua me notën 6.9 për paraqitjen kundër Frankfurtit.