Manchester City “shpartalloi” mbrëmjen e djeshme Leipzig-un, dhe sigurisht kryefjala ishte Erling Haaland me 5 golat e tij të shënuar në një ndeshje.

Pas përfundimit të sfidës, Guardiola ka komentuar ndeshjen dhe ka prekur gjithashtu edhe performancën e bomberit norvegjez.

“Kishim një ndeshje të mrekullueshmë, ne ndryshuam diçka pas ndeshjes së parë. Pasi ndeshja u zhbllokua, gjithçka ishte më e lehtë. Haaland? Unë dua ta përfshij atë gjithnjë e më shumë në procesin e lojës, ai është këtu për të shënuar gola dhe ne e duam atë. Në këtë mënyrë, ju keni më shumë shanse për të shënuar nëse jeni më i përfshirë në procesin e lojës.

I njëjti rekord si Messi në Champions League? Po, e dija që Leo kishte shënuar pesë gola në një ndeshje. Haaland është fantastik, i ri dhe tani ai do të ketë një arsye më shumë për të kapërcyer këtë rekord. Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, ai është fantastik, me shumë talent. Ai është 22 vjet dhe ka shumë kohë për të thyer rekordin e Messit, nëse do ta thyente tani nuk do të kishte shumë incentivë në të ardhmen” – përfundoi ai.