Napoli ka dhuruar show në shtëpi. Të besuarit fituan 3-0 ndaj Frankfurtit në ndeshjen e kthimit.

Osimhen ishte autori i një dopietë në minutat 45+2 dhe 53′, ndërsa Zielinski shënoi golin e 3 me penallti në minutën e 64′ të cilën e fitoi vetë.

Tashmë, ekipi italian pret i qetë shortin të premten.

Shorti, përveç çifteve të çerekfinalave, do të tregojë edhe çiftet e gjysmëfinaleve. Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa të kthimit më 18 dhe 19 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 maj sfidat e para dhe më 16 dhe 17 maj ndeshjet e kthimit. Finalja do të jetë ditën e shtunë më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Atatruk në Stamboll. SHIKO GOLAT

Nderkohe në “Santiago Bernabeu”, supersfida mes Real Madrid dhe Liverpool, me fitoren minimale 1 me 0, të “galaktikëve”, të cilët arrijnë sërish të kualifikohen për në fazën çerek-finale të kompeticionit të tyre të preferuar, UEFA Champions League.