De Ligt shpëtoi gol të sigurt në sfidën Bayern Munich – PSG, ku pas gabimit të portierit Sommer, mbrojtësi holandez arriti të largonte topin nga vija e golës, transmeton VAR Kosova.

Në konferencën për media, Sommer deklaroi që në shenjë falenderimi do të i blente një kamion me çokollata për De Ligt.

Portieri zviceran e mbajti fjalën, duke blerë 700 kg çokollat zvicerane por në vend se të dërgonte në shtëpinë e De Ligt, ai e çoi te organizata bamirëse ‘Münchner Tafel’.

Image