Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, është ekspozuar në kamera të një lokali duke kërcyer dhe duke bërë gjeste të pahijshme me dy femra, gjatë 90 minutave sa ka qëndruar aty.

32-vjeçari, anipse është i martuar, shihet duke bërë një “kërcim të pisët” me një grua – jo gruan e tij – dhe shoqen e saj, pasi arriti në lokal i dehur në orën 18:30 të dielën.

Ata shqetësuan edhe klientët e tjerë që ishin në lokal.

Sipas pamjeve të siguruara nga The Sun, Walkeri shihet madje duke ekspozuar edhe pjesët intime të tij për dy gratë që po e shoqëronin.

Ai mund të përballet me hetim policor.

Ndërsa është kritikuar gjerësisht nga publiku anglez, meqë Walker ka një grua dhe fëmijë.