33 vite pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë.
Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A.
Festa filloi menjëherë pas ndeshjes me qytetin e Napolit që kishte bërë përgatitje madhështore për këtë ditë.


