Golden Eagle Ylli nuk e pati përkrahjen e shikuesve në tribuna dhe këtë e shfrytëzoi Peja që të enjten mbrëma e ka siguruar gjysmëfinalen e plejofit.
Pejanët e fituan serinë çerekfinale të plejofit të elitës së basketbollit kosovar 2:1 ndaj suharekasve dhe të dielën e nisin serinë gjysmëfinale ndaj Bashkimit.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” u mbyll në të mirë të Pejës me rezultatin 84:79.
Të enjten e kaluar në Suharekë, Peja kishte fituar 77:71, ndërsa të dielën në “Karagaçi”, Ylli kishte triumfuar me rezultatin 75:66.



























