Pas raportimeve të shumta nga mediat britanike dhe italiane, se Manchester City dhe Manchester United janë të interesuara për shërbimet e koreano-jugorit të Napolit, Kim Min-Jae, duket se “djajtë e kuq” kanë bërë lëvizjen e parë drejt nënshkrimit me 26-vjeçarin.

Sipas prestigjiozes italiane, “Corriere dello Sport”, “djajtë” e Manchester United i kanë ofruar kampionëve të Italisë, plot 60 milionë euro për kartonin e Min-Jae, shifër kjo që kënaq Presidentin De Laurentiis, me këtë të fundit që është gati të nisë negociatat për transferimin e koreano-jugorit drej “Old Trafford”.

Ndërkaq, kujtojmë se mbrotjësi, një nga protagonistët e këtij sezoni me Napolin, u ble vitin e kaluar nga turqit e Fenerbahce për 18 milionë euro.