Napoli ka njoftuar se e ka emëruar trajner Rudi Garcian.

Emërmi i tij vjen pas largimit të Luciano Spallettit i cili i bëri napolitanët kampionë të Italisë pas 33 vjetësh.

Së fundmi Garcia shërbeu si trajner i Al-Nassrit në Arabinë Saudite, por u largua pas “përplasjeve” me Cristiano Ronaldon.

Francezi ka përvojë në ligën italiane pasi që në vitet 2013-2016 kishte qenë trajner i Romës.

Suksesi më i madh i tij ishte titulli kampion i Francës më 2011 me Lille.