Te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll janë të vetëdijshëm se u duhet fitorja ndaj Rumanisë për të mbetur në garë për kualifikim në “Euro 2024”. Pas dy xhirove, Kosova i ka vetëm dy pikë në Grupin I. Zvicra e Rumania janë shkëputur me nga gjashtë pikë. 

Kosova do t’i ketë dy mungesa kundër Rumanisë, që selektori Alain Giresse i ka quajtur të rëndësishme. Elbasan Rashani është larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimit, ndërsa Edon Zhegrova mungon ndaj Rumanisë për arsyen e njëjtë.