Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka zhgënjyer me një vendim të tij talentin Arijon Ibrahimovic, transmeton VAR Kosova.

Tekniku gjerman ka vendosur që 17 vjeçari me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimovic së bashku me talentin tjetër kroat, Gabriel Vidovic nuk do të jenë pjesë e kampit parasezonal të kampionët e Gjermanisë e zhvillojnë në qytetin e Tegernsee.

Të dy futbollistët mbetën shumë të zhgënjyer nga ky vendim, me Ibrahimovic i cili edhe mund të ftohet më vonë për shkak të lëndimit të Thomas Mullerit.