Tashmë gjithçka është zyrtare dhe anësori francez i sulmit, Ousmane Dembele është lojtari më i ri i kampionëve francezë të Paris Saint-Germanin, me këta të fundit që kanë zyrtarizuar këtë të shtunë transferimin e 26-vjeçarit.

Për kartonin e këtij të fundit, “parisienët” paguan klauzolën prej 50.4 milionë eurosh e përsa i përket kontratës së tij personale, francezi nënshkroi një marrëveshje 5-vjeçare, paga e së cilës nuk është mësuar ende