Futbolli kosovar ka nxjerrë lojtarë të shumë dhe të mëdhenj.
Madje, boshti i Kombëtares së Kosovës ka dalë pikërisht nga Superliga e futbollit kosovar.
Mjafton t’i përmendim emrat si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Radhica e Edon Zhegrova, të cilët ishin produkt i futbollit kosovar për të bërë më pas karrierë jashtë vendit.
Janë të shumtë futbollistët tjerë që po luajnë me sukses në Superligë, apo edhe që kanë gjetur angazhim jashtë vendit, e që janë pjesë e “Dardanëve”.
Ylli i Lillet e ka bërë një postim në Instastory, ku shihet në fotografi bashkë me futbollistët tjerë të Kombëtares si Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Ilir Avdyli e Ilir Krasniqi, që ende janë pjesë e ligës elitare të futbollit kosovar, si dhe Albion Rrahmani, i cili deri vjet ishte pjesë e Ballkanit, por që tash luan në Rumani me Rapid Bukureshtin.
“Me djelmoshat”, ka shkruar Zhegrova në rrjetet sociale.