Mesfushori Qëndrim Zyba ka debutuar në elitën e futbollit të Polonisë.
Zyba u inkuadrua në minutën e 92-të të ndeshjes që Legia e Varshavës e humbi nga Widzew Lodzi me rezultatin 1:0. Te Widzew Lodzi luajti deri në pjesën e parë mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati.
Zyba është në huazim me të drejtën e blerjes , e cila thuhet se është rreth 500 mijë euro.



























