Irjan Rexhepi, I lindur më shtatë maj të vitit 2007 (16) është portieri i radhes premtues shqiptar në Zivcër, shkruan Var Kosova.
Rexhepi është portieri i ardhshëm nga Kosova që pritet të jetë ndër më të mirët në të ardhmën e afërt.
Që nga korriku i Verës së vitit 2024, ai është pjesë e klubit zvicerian Grasshoper.
Aktualisht, ai është pjesë e U-17 dhe shumë shpejte pritet që të kalojë në grupmoshat e U-19 pas paraqitjeve të tij të mira në këtë sezon.
Ai ishte I ftuar në Radio Urban FM në emisionin e gazetarit Jon Ajeti, në të cilin ka treguar se si nisi karrierën si portier dhe idhulin e tij Iker Casillas.
“Në të ardhmën dua të luajë për Kosovën” – ishte deklarata e tij e qartë në atë intervistë.
“Si gjithë fëmijët në fillim isha sulmues, por nuk mund të qëndroja shumë fizikisht dhe më mirë se sa të largohesha nga ndeshja, qëndroja në portë. Pas një kohë, trajneri më tha se më mirë të bëhëm portier, dhe kështu mbeti. Kështu, e ka nisur karrierën edhe legjenda spanjolle iker Casillas, të cilin e kam idhull”, deklaroi Rexhpi.
Deri më tani ai është paraqitur në gjashtë ndeshje në ligën elitë të U-17 në Zvicër. /VARKOSOVA/